• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

3 shenjat e HOROSKOPIT që stresohen për gjithçka, nuk janë një minutë të qeta

Nete2

ⓃⒺⓉⒺⒹⓎ.ⒸⓄⓂ
ANETAR ✓
LV
0
 
Një mal me fatura për të paguar, jeta sentimentale shkon si mos më kel, performanca në punë nuk i pëlqen eprorëve, asgjë për të veshur, asnjë ditë pushim…të gjithë jemi gjendur të paktën një herë, a më shumë një, përballë këtyre situatave, të cilat çojnë tek një emër i përbashkët: STRESI. Megjithatë keni menduar ndonjëherë se stresi mund të varet edhe nga shenja juaj e horoskopit? E sigurt që për tre shenjat e mëposhtme vlen kjo gjë.

1. Gaforrja

Të lindurit e shenjës së Gaforres u druhen shumë ndryshimeve që mund t’u sjellë e tashmja apo e ardhmja. Ata kanë gjithmonë frikë se mund t’u ndodhë diçka e keqe, si rrjedhojë pushtohen lehtësisht nga ndjenjat e ankthit dhe stresit.

2. Akrepi

Akrepët janë më skeptikët e zodiakut. Ata janë shumë kërkues me veten dhe për këtë arsye nuk duan të zhgënjejnë kurrë pritshmëritë që krijojnë tek të tjerët. Por, pesha e presionit në gjithë këtë kakofoni skepticizmi e nevoja për përsosmëri godet rëndë gjendjen e tyre emocionale.

3. Bricjapi

Edhe pse Bricjapi është një ndër shenjat më të organizuara të zodiakut, i cili nuk e humbet kurrë kontrollin dhe ka gjithmonë një plan rezervë për të përballuar çdo ndryshim të së tashme dhe të ardhmes, duket se lufta e tij për të mos rënë pre e stresit është e kotë.
 
Back
Lartë