22 vite nga masakrimi i 49 shqiptarëve nga policia serbe
29 mars të 1999, u masakruan të paktën 49 shqiptarë nga autoritetet ushtarake, policore dhe paramilitarë serbe. Ngjarja e rëndë ndodhi në Deçan.
Kjo është njëra prej masakrave më të mëdha të kryera nga forcat paramilitare serbe, të cilët më 1999 filluan një ofensivë të egër ndaj popullatës së Irzniqit dhe Belegut, një ditë pasi ata pësuan humbje nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës.
Ajo që vijon të mbetet mister edhe sot, është vendodhja e trupave të vrarë të fshatrave të Deçanit, një çështje që nuk po merr zgjidhje. Ndonëse ekipe të hetuesisë, së pari nga UNMIK, pastaj edhe EULEX, ishin marrë me rastin, duke mbledhur dëshmi të shumta, deklarata të dëshmitarëve të drejtpërdrejt të prezantuara edhe në Tribunalin e Hagës, por edhe autopsinë e bërë të kufomave të krimit, deri më tash askush nuk është arrestuar.