• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

10 vite nga tsunami vrasës/ Japonia nderon 18 mijë viktimat e saj

...

Kontributor
LV
0
 

10 vite nga tsunami vrasës/ Japonia nderon 18 mijë viktimat e saj​




fukushima-japan.jpg



Japonia shënoi të enjten 10-vjetorin e tërmetit dhe cunamit masiv me një minutë heshtjeje.


Tërmeti prej 9.0 shkallësh të Rihteri, ndër më të fuqishmit në histori, goditi rajonin verior japonez më 11 mars, 2011. Dridhjet nxitën cunami, që shkatërroi qytete dhe shkaktoi rrjedhje radioaktive në centralin bërthamor Fukushim Daiçi. Më shumë se 18,000 njerëz humbën jetën dhe gati gjysmë milioni u zhvendosën nga rajoni. Një dekadë më vonë, mbi 40,000 njerëz nuk mund të kthehen ende në shtëpitë e tyre.
Shumica janë nga Fukushima, ku zonat përreth impiantit të shkatërruar kanë ende ndotje radioaktive. Të mbijetuarit u lutën dhe kujtuan viktimat me një minutë heshtjeje në orën 2:46 – kohën kur ndodhi tërmeti.
Perandori Japonez Naruhito tha se Japonia duhet të mësojë nga e kaluara dhe të ndërtojë një komb më të fuqishëm për të ardhmen. Qeveria japoneze shpenzoi rreth 300 miliardë dollarë për të rindërtuar shtëpitë, rrugët, linjat hekurudhore dhe infrastrukturat e tjera që pësuan nga fatkeqësia.


Top Channel
 
Back
Lartë