• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Ditari i "forumit"

hej ditar cthote heshtja jote ma vodhe nje stil timim heshtjen ...
e di ditar? Para disa ditesh po binte shi dhe ne mengjes mua me humbi cadra dhe kur ika per ne pune u bera qull,oh sa kisha pa u lagur "ca muaj " ne shi.... Sa ndjesi e bukur ishte se lotet me dilnin vetvetiu dhe asnje nuk e kuptonte ...
edhe pak dite me ndajne nga ditlindja e tij dhe po merrem me organizimin sikur te ishte ketu ....uh sa e lodhsme
nuk e di pse me pelqen muaji dhjetor ,mbase eshte ditelindja e tij dhe pse mungon kaq vite une cdo vit organizoj ditelindjen mblidhemi si shoqeri e mendojme qeshim e i urojme sikur te ishe dhe e shohim ne video ....te gjithe derdhin lot une jo nuk mundem para te tjereve ...mua vetem shiu me shikon duke qare hej ditar harrova te te them njoha e dike sic duket muaji dhjetor gjithmone do me sjelle surpriza si e mira po aq te liga ....por do te them dite tjeter perte ...
me duhet te iki ditari im se duhet te punoj pak ?
 
Last edited:
hej ditar cthote heshtja jote ma vodhe nje stil timim heshtjen ...
e di ditar? Para disa ditesh po binte shi dhe ne mengjes mua me humbi cadra dhe kur ika per ne pune u bera qull,oh sa kisha pa u lagur "ca muaj " ne shi.... Sa ndjesi e bukur ishte se lotet me dilnin vetvetiu dhe asnje nuk e kuptonte ...
edhe pak dite me ndajne nga ditlindja e tij dhe po merrem me organizimin sikur te ishte ketu ....uh sa e lodhsme
nuk e di pse me pelqen muaji dhjetor ,mbase eshte ditelindja e tij dhe pse munon kaq vite une cdo vit organizoj ditelindjen mblidhemi si shoqeri te mendojme qeshim e te urojme sikur te ishe dhe e shohim ne video ....te gjithe derdhin lot une jo nuk mundem para te tjereve ...mua vetem shiu me shikon duke qare hej ditar harrova te te them njoha e dike sic duket muaji dhjetor gjithmone do me sjelle surpriza si e mira po aq te liga ....por do te them dite tjeter perte ...
me duhet te iki ditari im se duhet te punoj pak ?
Uroj me shpirt qe kur te shkruash heren tjeter zemra jote te jete dy ne nje??
Mos leme te sotmen dhe te ardhmen peng te kujtimeve?
 
Uroj me shpirt qe kur te shkruash heren tjeter zemra jote te jete dy ne nje??
Mos leme te sotmen dhe te ardhmen peng te kujtimeve?

Jo nuk eshte peng ne kujtime ......cdo gje e lidhur me ate person do vazhdoje deri diten qe une sdo jem me eshte nje premtim e bere ne heshtje
Por kam e e bukurat e mia i cili ditari i mbart dhe kenaqet qe i mbart
 
U ula perballe detit dhe fillova te numeroj dallget, sikur nder duar mbajme nje lule dhe i kepusim petalet duke thene me do, s' me do!
Dhe canten kisha harruar ta hiqja nga supet, ndoshta pesha ne forme merzitje qe ndjeja ne zemer, ishte me e madhe me sa dukej.
Nje shoqja ime qe nxjerrim qenin bashke nga deti filloi te me tregonte per kohen kur ishim ne shkolle, por as qe e degjoja.
Ndonjehere vetmia te behet me e bukur, kur fjalet e zemres nuk ja thua dot askujt, por i mbane per vete, me ndjenjat qe ta ledhatojne merzitjen ta vene ne gjume, e te zgjojne buzeqeshjen.
Sikur ti thosha ato fjale, por nuk mundesha, sepse nuk duhej, nuk duhej dreqi e marte.
Dhe pse merzitja behej nje here "sikur" e nje here "perse"?
Por ja qe ndodh, dhe ta kuptosh kur ndoshta eshte vone te flasesh, sepse askush nuk do te kuptoje!
Askush nuk e di si ndihesh!
Ishte mengjes dhe nuk duhej te kisha folur, nuk duhej te kisha qare, nuk duhej te isha gezuar, nuk duhej te kisha deshire te flisja.
Une kisha kohe pa folur mengjeseve, por dhe pse fjalet mbeten ne zemer pa u thene, ishte nje ndjenje e bukur.
Por qe me sheroi dhe me vrau njekohesisht!
Mora qenin dhe shkova ne shtepi, por pa folur, pa degjuar.
Vetem shpirti me fliste papushim me zerin e dallgeve, ku une nje shkemb gerryhesha heshtjes time!
 
Hey o fleta ime e preferuar
Skam pasur asgjë për të të thënë këto ditë e madje skam as tani..
Më tërhoqën shkrimet e antarëve dhe më vjen mirë.që ti mbushesh plot me shpirtrat tanë...
Ndonjëherë preferoj të mos të tregoj asgjë se njerëzit të mbysin siç bëjnë qentë me qenin e plagosur dhe e vetmja mënyrë është të fshehesh plagët
Këndi im i preferuar po dal që këtu
Vit i mbarë kjo 2021
 
A e bëre pemën? ishin këto fjalët e mamit nga telefoni, jo-ma dhe ia nderrova temën me shpejtesi...më pyeti për gjërat e përditshme, se si isha, a isha lodhur, veshur trashë nga i ftohti, te mbaja distancë nga njerezit, maskën, dizefektuesin etj e prapë ndaloi tek pema e vitit te ri.
Nuk kam pasur kohë ma por do e vej, pa merak...
Ajo nuk është se eshte shumë e dhënë pas dekoreve por më njeh kaq mire dhe e kupton se diçka nuk shkon...arrin ta kuptojë dhe zvarritjen dhe anën morale timen në këto detaje ...
Unë, vajza e shpisë që s'lija xham pa zbukuruar, mbushja shtëpinë plot me drita e e me yje...na kishin të gjithë zili ambjentin, kundermonte aromë festash 1 muaj para...
por jo, ky vit ndryshe, çdo dëshirë është shuar si ato yjet që shuhen dhe bien si meteor...
Fraza më e shumëpritur dhe e dashur nga unë ndër vite " Ja na erdhi viti ri" është zbehur, zbehet çdo vit në fakt por këtë herë e ndjej më shumë se çdo herë....

Më kaploi nostalgjia e sytë mu rrotulluan me lot, mu kujtua se si e ' zhveshnim" shtëpinë nga tapetët, mbulesat, perdet dhe prisnim ditët e afërta që ti shtronim,apo divanët të mbushura me petë bakllavaje....
Eh..thashë, kjo eh, më doli plot ngazëllim.

Rrëmbeva xhupin e dola, siç bëj nga herë kur mërzitem, shëtitja nuk i bën keq askujt, po i shmangesha kujtimeve, e në ecje, në çdo vitrinë ka pemë, drita, gjëra zbukuruar , kemi hyrë në muajin e festave, njerëz indiferentë, që nuk vrapojnë të kapin ndonjë kile arrë më lirë,gjel deti, apo pronotime restorantesh, por dyndje nëpër farmaci, radhë të gjata për të bërë një skopi, grafi, skaner...të veshur çju ka kapur dora, asnjë kombinim, ngjyrë në trup apo qofte e fytyrë, të zbehtë , të zbehtë.si vetë dhjetori i këtij viti ..
Më keq që dola, pashë përtej asaj që shoh çdo ditë, ose ky eshte vërtet realiteti ose unë jam.shumë më e thellë në mendime ..

Krrup bëri dera, u ktheva në shtëpi, aty në qoshe eshte bosh, 4×4,dhoma e mobiluar mirë por prapë pema i mungon, por më mungon mua dëshira ta vendos, këtë vit ska atmosferë, as cakërrimë gotash mes nesh si familjarë, as biletë avioni, as bakllava por një gjë të sigurtë ka, ai quhet covid.


05.12.2020
@Lolipop hidhi një sy☺
 
Back
Lartë