• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Të uroj.....

Uroj të kesh miq të guximshëm dhe të vërtetë.
Dhe uroj që një prej tyre të jetë më i besueshmi. Por sepse jeta është në këtë mënyrë që është, të uroj armiq. As shumë, por as pak. Një numër i ndërmjetëm, që të të bëjë të pyesësh veten për të vërtetat dhe siguritë e tua. Dhe le të jetë mes tyre njëri që do jetë i drejtë, që të mos ndihesh kurrë i sigurt në idetë e tua.
Uroj të jesh i dobishëm, por jo i pazëvendësueshëm. Dhe në momentet e tua më të këqija, kur të mos kesh asgjë, ajo dobishmëri të të mbajë në këmbë. Në proporcion me të, të uroj të jesh tolerant. Jo me ata që bëjnë gabime të vogla, sepse kjo është shumë e thjeshtë, por me ata që bëjnë gabime të mëdha, të cilat nuk mund të zhbëhen.
 
Uroj të kapërcesh atë dhimbje që të bën të zgjohesh herët në mëngjes dhe të flesh vonë në mbrëmje! Ajo që ndërsa të tjerët flasin për gjëra të bukura, ti ul kokën dhe buzëqesh pak, por brenda do të doje të ikësh.
 
Uroj të kapërcesh atë dhimbje që të bën të zgjohesh herët në mëngjes dhe të flesh vonë në mbrëmje! Ajo që ndërsa të tjerët flasin për gjëra të bukura, ti ul kokën dhe buzëqesh pak, por brenda do të doje të ikësh.
Me nji fjale po uron te bahet njeri pa ndjena.
Sa shije te keqe ka kjo ndjesi...
 
Qe Allahu mos te na beje te provojme xhehnemin as per nji miliskond!
Ate vend te tmerrshem, uroj qe mos te jemi nga ato njerez qe japim llogari per veprime te pahishme!?
 
Gjitha të mirat e kësaj bote.
 
Back
Lartë