Follow along with the video below to see how to install our site as a web app on your home screen.
Note: This feature currently requires accessing the site using the built-in Safari browser.
Leri komentet mbi provokaciat qe bej une por jep shembullin tend, mos ma prish temen te lutem!E sheh ca ndryshimi ka femra e adhuron dhuraten sepse adhuron personin qe ja ben duke e kthyer né nje kujtim te cmuar , kurse ai si nje gje e zakonshme qe si tja besh si jo eshte e njejta per te [emoji17]
Inviato dal mio iPhone utilizzando Tapatalk
Në rastin kur gjeni ndonje qen dhe e lidhni me zinxhirë ehhhh, edhe mund të vlejë ajo që ke thënë!Grate dhe macet bejne gjithmone cfare te duan, burrat dhe qente duhet te relaksohen dhe te mesohen me idene.
he me mo, serio@Frank me kte teme me vertetove qe je maskilist![]()
Me rendesi esht qe paska pas dialog bashkbisedim dhe mirekuptim, se per pak paskan qen tu u nda ?Bisedë mes mashkullit dhe femrës
Ai i tha:”A nuk e ke vënë re se universi është në gjininë mashkullore?”
Ajo iu përgjigj:”Sigurisht që e kam vënë re se gjithësia është femërore.”
Ai:”A nuk e kupton se fjala “nur” është në mashkullore?”
Ajo:”Sigurisht që e kam kuptuar se drita është femërore.”
Ai:”A nuk është xhymertllëku mashkullor?”
Ajo:”Po, por fisnikëria është femërore ama.”
Ai:”A nuk të pëlqen fakti se emocioni është mashkullor?”
Ajo:”Më shumë më pëlqen fakti se ndjenja është femërore.”
Ai:”A e di që libri është në mashkullore?”
Ajo:”Unë di që dija është femërore.”
Pasi heshtën për pak kohë duke marrë frymë thellë, iu kthyen sërish muhabetit të tyre të vjetër.
Ai i tha:”Kam dëgjuar që tradhtia është femërore.”
Ajo iu përgjigj:”Po por unë kam parë dikë duke shkruar që mashtrimi është mashkullor.”
Ai:”Megjithatë ata thonë se hileja është femërore ama.”
Ajo:”Kurse ato thonë se se premtimi i rremë është mashkullor.”
Ai:”Dikush ma ka mbushur mendjen top se idiotësia është femërore.”
Ajo:”Edhe mua më kanë bindur se budallëku është mashkullor.”
Ai:”Mendoj se tragjedia mban vulën e femrës.”
Ajo:”Kurse unë jam e bindur se mëkati ka vulën e mashkullit.”
Ai:”Unë kam mësuar se neveria është femërore.”
Ajo:”Edhe unë kam kuptuar se shëmtimi është mashkullor.”
Ai hesht pak, mendohet dhe pastaj shton:
Ai:”E di? Mesa duket ke të drejtë, pasi natyra është femëore.”
Ajo:”Ndoshta, ama kujdesi është mashkullor.”
Ai:”Në fakt, sakrifica është femërore, mos e moho!”
Ajo:”Ama edhe unë e pranoj me vetëdije se tolerimi është mashkullor.”
Ai:”Por unë jam 100% i sigurt se zemra është femërore.”
Ajo:”Edhe unë jam e sigurt se shpirti është mashkullor.”