• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Kroaci-Spanjë dhe Francë-Zvicër, dy sfidat e zjarrta të ditës së sotme

centos

🅵🅾🆁🆄🅼🆂🅷🆀🅸🅿.🅲🅾🅼
ANETAR ✓
LV
0
 
ii-1.jpg

Kroaci-Spanjë dhe Francë-Zvicër, dy sfidat e zjarrta të ditës së sotme​



Sot do të zhvillohen edhe dy ndeshje të tjera në kuadër të Kampionatit Evropian Euro 2020 të cilat premtojnë spektakël dhe janë të vlefshme për kalim në fazën çerekfinale të këtij kompeticioni.

Me fillim nga ora 18:00, në stadiumin “Parken” të Kopenhagës zhvillohet sfida ndërmjet Kroacisë dhe Spanjës, përcjellë KosovaPress.
Kroatët nuk do të mund të mbështeten në shërbimet e Dajen Lovren për shkak të lëndimit dhe të Ivan Perisic i cili është i infektuar me Covid-19, derisa skuadra e Luis Enriques vjen me të njëjtën skuadër që nisi Evropianin.
Ndeshja tjetër e ditës së sotme është ajo ndërmjet Francës dhe Zvicrës e cila fillon nga ora 21:00 dhe zhvillohet në “Nacional Arena” të Busharestit.
Trajneri i Francës Didier Deschamp do të duhet të bëjë zgjidhje alternative pasi nuk do t’i ketë në dispozicion pesë lojtarë shumë të rëndësishëm për këtë sfidë si Dembele, Hernandez, Digne, Lemar dhe Thuram, kurse Zvicra nuk ka ndonjë lojtarë të lënduar dhe është me skuadër të plotë.
 
France-Zvicer 3-0 Kroaci - Spanje 1-2
 
Sjam fans i bastoreve veq per qejf e bera nje
 
Po po karimi eshte me i fuqishem se kurr kte sezon
Mezi e ka prit këtë ditë ai..
Vite pa lujt në kombëtare plus ka besimin e trajnerit
 
Back
Lartë