• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Përse e paguajnë gjithmonë meshkujt hotelin?

"Ashtu si busulla tregon gjithmone veriun edhe gishti i nje mashkulli do drejtohet gjithmone drejt nje femre"
Nje pyetje shume te thjeshte..A i ke njohur ti te gjitha femrat? Se kur thua "femrat" ti etiketon ne shumes. I vesh te gjithave rrobën me te njejten mase. I bie qe ke njohur cdo femer, je endur suktave te shpirtit te tyre dhe ke arritur pastaj ne konkluzione. Ne jete ndodh ndonjehere qe po e kerkove edhe e gjen dhe kjo eshte e vlefshme per te dyja anet e medaljes. Qofte pozitive apo negative. Pastaj une te shtroj prap pyetjen qe nese nje femer kerkon jeten luksoze dhe te shtrenjte ti vete pse kerkon nje femer te tille? Pse bredh pas tyre dhe zhyt veten ne ujrat ku ngjizen, formesohen dhe jetojne te tilla femra. Po femrat qe rropaten ne monotonine e jetes luksoze a e di qe ekzstojne. Po femra qe luten vetem ti doje dikush me zemer ne duar a e di qe ekzstojne? Ndoshta po, ndoshta jo. Ama nje gje eshte e sigurte, po nuk i kerkove nuk do i gjesh kurre. Sikunderse po jetove dhe frymove vetem prane femrave fatale te gjitha do te duken njesoj.
P.s E kam me kauzen dhe jo me ty personalisht?. Te mora thjeshte si referim meqe kishe bere kete deklaraten. Uroj mos ta marresh keq po kam harxhuar ca minuta per ta shkruar e me dhimbset ta fshij?. Peace.
Çdo njeri ka mendime përgjithësuese, se nuk është e mundur t'i njohësh të gjithë nga afër. Por njeriu niset gjithmonë nga instinket e tij, nga ato që shikon e dëgjon, si dhe nga përvojat e tij. E në bazë të këtyre bën një vlerësim të tijin për një shumicë, sepse çdo shumicë ka disa veti karakteristike që i bën pak a shumë të ngjashëm.

Edhe ti ke mendimet e tua përgjithësuese për meshkujt, nga ato që lexojmë në forum, edhe pse nuk i ke njohur të gjithë, Edhe fjalia e parë me busullën që ti ke sjellë në shkrimin tënd, është një mendim përgjithësues për ta. Madje dhe ai që e ka shkruar, e ka mendim përgjithësues, se as ai nuk i ka njohur të gjithë nga afër.

Çështja e interesit dhe materializmit tek femrat, nuk është ndonjë çudi apo diçka jashtë natyrës. Janë veti biologjike të krijuara nga natyra. Në përgjithësi meshkujt pëlqejnë femra të bukura e me forma joshëse, sepse ky është një tregues i mirë natyror për lindshmërinë e tyre, kurse femrat pëlqejnë meshkujt e zgjuar, të fortë e të zotë, për shkak se këta të fundit u krijojnë atyre mundësinë dhe sigurinë për të rritur fëmijë. Dhe në përgjithësi, ekonomia e mirë është një tregues i zgjuarësisë dhe zotësisë së tyre.

Edhe ato që ne i quajmë dashuri, ndjenja, apo kimi, janë marifete të natyrës për të tërhequr llojet e duhura. Femra është përzgjedhëse dhe zgjedh llojin e duhur. Meshkujt budallenj, dembelë, të pazotë e të varfer, nuk janë të pëlqyeshëm prej tyre.
 
Zemër, femra një herë e sheh me sy hotelin( hera e parë me të) më pas rrofshin sendiljet apo skutat?

Mos u tall. Nuk ka si natyra... S’ka nevoj per lojra erotike, per pranga apo kamzhik, kur ben dashuri ferrave dhe te cpon ndonje gjemb apo te percellon ndonje hither... pa harruar edhe adrenalinen qe sjell frika se mos ju kap policia!

P.s. nje emoji per lexuesit qe nuk kuptojn se eshte humor: ?

P.s.s. @MaYaDa, po me the edhe nje here pervers, do te te hedh ne gjyq per cenim imazhi dhe demtim emocional!
 
Un personalisht kam shkuar ne hotel po kam paguar un sdo thot perher mashulli hmm.
 
Kur ta provoj do them ? por mendoj qe gjys per gjys qoft hotel dreka apo pijet ska lidhje eshte burre ?
Ndaj duhet qe ne fillim te lidhjes te behen ca mhb te jen te barabarte edhe te kuptueshem .
Gjys per gjys ?????
 
Epo nese per pagesen vlen fjala "secili te vetat",ne dhome te thote ajo pastaj "secili me te vetat" ????
 
Back
Lartë