• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Për kë do votoni në 25 prill?

Per ke do votoni ne 25 prill?

  • PS

    Votimi: 4 16.7%
  • PD

    Votimi: 3 12.5%
  • LSI

    Votimi: 0 0.0%
  • Parti te tjera

    Votimi: 2 8.3%
  • Nuk Votoj

    Votimi: 15 62.5%

  • Gjithsej votues
    24
  • Sondazhi u Mbyll .
..do doja ne fakt qe ne pushtet per kater vitet e ardhshme te jete prap qeveria aktuale. Jo se jane te mire, por i shoh si e keqa me e vogel midis grabitqareve te tjere. Kur ske mundesi perzgjedhjeje...

Ktu ka vend dhe thenia e Ajnshtajn...

Çdo sistem autokratik i bazuar mbi dhunën ndiqet nga përkeqësimi, sepse dhuna tërheq pashmangshmërisht. Koha ka treguar që pas tiraneve kanë ardhur gjithmonë despotë akoma më të tërbuar.
 
..do doja ne fakt qe ne pushtet per kater vitet e ardhshme te jete prap qeveria aktuale. Jo se jane te mire, por i shoh si e keqa me e vogel midis grabitqareve te tjere. Kur ske mundesi perzgjedhjeje...

Ktu ka vend dhe thenia e Ajnshtajn...

Çdo sistem autokratik i bazuar mbi dhunën ndiqet nga përkeqësimi, sepse dhuna tërheq pashmangshmërisht. Koha ka treguar që pas tiraneve kanë ardhur gjithmonë despotë akoma më të tërbuar.
Nqs e marrin edhe nje mandat do behen e keqja me e madhe! Personalisht mendoj qe vetem keta sduhet ta marrin!
 
perfundimisht ne meritojme me qene ku jemi.

gjaja ma absurde dhe fatkeqe per nje popull asht mos me pas ndergjegje historike.

Ju kujtoj te dashtun lexues, se i ati i Edi Rames ka vra poetin Havzi Nela prej Spasit te Kuksit, familje qe e njoh mire personalisht, familje e thjeshte Kuksiane por me vlera te nalta patriotike dhe demokratike…

po nuk u fut djalli n’kafaz shqipnia ska me pa hajer ….
 
Nqs e marrin edhe nje mandat do behen e keqja me e madhe! Personalisht mendoj qe vetem keta sduhet ta marrin!
Dakort jam me ty byrazer, po Imagjino dot ne pushtet monika basha dhe zarat e tjere ca na bejne ne?
 
Kur të mësoni se kam vdekë,
Kur të thoni: “Ndjesë pastë!”
A e dini se çfare kam hjekë
Unë, poeti zemërzjarrtë?

Kur të pyesni: “Ku e ka vorrin?”
Kur t’kërkoni me ma gjetë,
Thoni: “Ai, urreu mizorin”.
Thoni: “Dheu s’ka me e tretë!”

Thoni: “Ai e deshi jetën,
Jeta n’vuetje e dërmoi”.
Thoni se: Ka mbrojtë të drejtën,
Grusht tiranësh nuk duroi.

Thoni: “Desh, kërkoi lirinë,
Si skifter në fluturim,
Provoi prangat, t’errtë qelinë,
Për të mjerët, lëshoi kushtrim”.

Thoni: “Dritë ai kërkoi,
E vetë dritë nuk pa me sy”
Thoni: “Për njerzinë këndoi,
E për vete mbajti zi”.

Thoni se: E qorroi terri
Thoni: “Dielli nuk u ngrohu”.
Thoni se: E trishtoi tmerri
E të shtypunit i tha: “Çohu!”

Kur të vijë, të çelë pranvera,
Kur bilbili nis me këndue.
Mbi vorr tim me gur’e ferra,
Nji tufë lule me ma lshue.

Prekni vorrin, mos ngurroni,
Kush ka lindë, ai ka me vdekë,
Veten ju kur t’a ngushëlloni,
Thoni: “Gjallë kurkush s’ka mbetë!”
 
Nuse më dhanë robninë

Jo or jo, njizet vjet burg nuk u mjaftuen
S’u ngopën ushunjzat, xhelatët mendjemarrë;
Më ndoqën kamba-kambës, lakun ma shtrënguen
Më ndoqën gjithë jetën, pse jo deri në varr!

Ma hoqën përgjithmonë, të shtrenjtën, lirinë,
M’i hoqën të gjitha, kot kam mbetë i gjallë
Shtëpinë ma rrënuen, nuse m’dhanë robninë
M’lanë pa vajzë pa djalë, m’lanë të qaj me mall.

Gjithë jetën vetmue, larg prej njerzve t’mi
S’paç me kë lazdrohem, kujt t’ia them nji fjalë
Trup e shpirt plagosun, s’gjeta kurrë qetësi,
Sot në moshë të shkueme, maleve kam dalë.

Nëpër male t’Arrnit, pa anë e pa fund,
Në kto shkrepa e thepa që s’ke ku ve kambën
M’përplasën, më rrëzuen, ma randë se gjithkund,
Më rrëzuen mos me u çue, o Zot banu gjamën!

E prap s’kanë të nginjun, xhindosen kur m’shohin,
Thue se u zuna fronin, u prisha humorin,
Më vrejnë me inat e fort mirë më njohin,
Nuk më thyen kurrë, jetën krejt ma nxinë.
Arrën, tetor 1987
 
Back
Lartë